Flash News

E-TJERA

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon burg për 4 të arrestuarit e mitur

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon burg për

Prokuroria e Elbasanit ka depozituar këtë të enjte në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie arrest në burg për katër të miturit e arrestuar për ngjarjen në Gramsh.

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Si ndodhi ngjarja?

Fatjon Bici, vetëm 15-vjeç ndërroi jetë një ditë më parë në Gramsh. Disa adoleshentë u përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë vdiq Fajton Bicin, i cili hyri për t’i ndarë por në fakt gjeti vdekjen. Së bashku me të ishte edhe kushëriri i tij, (M.L.,) i cili është plagosur dhe është transportuar në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh ku Bici ndërhyri në sherrin e 4 adoleshentëve të tjerë,  por konflikti i tyre i mori jetën. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra.

Konflikti ka filluar rreth disa ditë më parë tek një kënd lojërash në Gramsh për shkak dyshohet rrjetet sociale por nuk është mbyllur konflikti ku sot dy kushërinjve i kanë dal përsëri në sulm 4 personat e tjerë.

Të fundit