Flash News

E-TJERA

Vrasja e të riut në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar; viktima ndërhyri për të shpëtuar shokun

Vrasja e të riut në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar;

Grei Bihuci mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka dhe kushëriri i tij 17 vjeç Klajdi Muka, i cili është arrestuar sot nga policia.

Blutë kanë sekuestruar edhe thikën me të cilën u qëllua i riu, si edhe një përforcues grushti që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes", njofton policia.

Sherri dyshohet se ka nisur për një thikë që autori Florjan Muka ia kishte dhënë shokëve të viktimës dhe këta të fundit nuk ia kishin kthyer. Muka arriti ta marrë mjetin prereës pas një sherri që pati me të rinjtë.

Përplasja mes tyre ka vijuar edhe në rrjete sociale duke kaluar në ofendime dhe komente fyese.

Të hënën të rinjtë kanë vendosur të takohen për t’u sqaruar me njëri-tjetrin, por takimi ka degraduar në përleshje fizike që rezultoi fatale për Grei Bihucin.

19-vjeçari ndërhyri në sherrin për të shpëtuar mikun e tij Olti Serjanaj, 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Siç raportojnë dëshmitarët në vendin e ngjarjes, Bihuci ka ecur për disa metra i plagosur dhe më pas ka humbur jetën në spital.

Të fundit