Flash News

E-TJERA

Vrasja e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti, qytetarët kërkojnë drejtësi për Sabrinën

Vrasja e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti, qytetarët

Dhjetëra qytetarë po protestojnë në Tiranë dhe në Fier, për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti, Elton Metaj.

Me pankarta në duar, qytetarët protestojnë para ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për 23-vjeçaren e ekzekutuar me armë zjarri ndonëse ishte e pajisur me urdhër mbrojtje 5 ditë më parë në Fier.

Familjarët e Sabrinës fajësojnë për krimin gjyqtarët, prokurorët dhe mjekët që lanë të lirë Elton Metajn me vetëm 8 muaj burg, pasi ky kishte terrorizuar edhe më parë familjen Bengaj.

Çifti ishte ndarë rreth një vit më parë dhe kishin një fëmijë, por Elton Metaj nuk e kishte pranuar largimin nga shtëpia të ish-bashkëshortes së tij. Dy muaj pasi doli nga burgu ai e qëlloi për vdekje atë dhe u arrestua pak orë pas vrasjes.

Vrasja e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti, qytetarët

Vrasja e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti, qytetarët

Të fundit