Flash News

E-TJERA

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodi Lala: Pasojë e një policie të shndërruar në militante

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodi Lala: Pasojë e një policie të

Gazetarja e ‘news 24’ Klodiana Lala komentoi ngjarjen që ka tronditur prej mëngjesit të sotëm opinionin publik, vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. E ftuar në emisionin e Adi Krastës, Lala thotë se kjo ngjarje vjen si pasojë e një policie të keqpërdorur dhe të shndërruar në militante.

“Ekzekutori është një person me uniformë, të cilit i besojmë jetën tonë dhe që ka për detyrë të na mbrojë. Klodian Rasha ishte një djalë me pasionet e tij, sportin, boksin.

Kjo ngjarje është pasojë e një drejtësie të korruptuar, e një policie të keqpërdorur, një policie të shndërruar në militante, një policie që ka humbur kredibilitetin e opinionit publik.

Kjo polici ka mbi shpinë akuzën më të fortë për përfshirjen në trafikun e kanabisit dhe kokainës.

Pyetja që shtrohet është: a duhet të lejojmë ne si shoqëri një oficer të tillë në detyrë në vitin 2020?

Klodian Rasha është qëlluar me plumb pas shpine, në tejkalim të çdo norme,” tha ajo.

Të fundit