Flash News

E-TJERA

Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet e motra: E dinim për lidhjen me një vajzë, 3 ditë para më tha se po e kërcënonin

Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet e motra: E dinim për

Motra e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u gjet i vrarë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq thotë se prej disa ditësh ndihej i kërcënuar nga personat që në fund i morën jetën.

Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që ishte i mrzitur sepse e kërcënonin disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e  kërcënonin”, tha e motra Katerina për Top Channel.

Ajo sqaroi se familja e dinte se ishte në një lidhje me një vajzë.

“Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçë”, u shpreh ajo.

Zhdukjen e Martin Çeços e denoncoi i ati, ndërkohë që pas kërkimeve, trupi i pajetë i të riut u gjet të rezervuarin e fshatit Kolanec. Viktima ka pasur shenja në fyt, ç’ka bëri prokurorinë të hetojë dhe pistën e vrasjes. Pas hetimeve, rezulton që në 12 qershor,  tre persona e kanë mbytur 26-vjeçarin dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar për ta inskenuar si vetëvrasje.

Bleti Angjo, 38 vjeç; Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç janë arrestuar si autorë të dyshuar.  Krimi dyshohet se ka nisur për motive banale, lidhur me një vajzë 18-vjeçare me të cilën viktima ka pasur një romancë.

Të fundit