Flash News

E-TJERA

Qëlluan për vdekje 30-vjeçarin dhe plagosën babain me 2 djemtë, arrestohen dy autorët

Qëlluan për vdekje 30-vjeçarin dhe plagosën babain me 2

Autorët e vrasjes së 30-vjeçarit Romeo Hasalla në Lushnjë, për një konflikt pronash, janë vënë në pranga.

Afrim dhe Marjus Hasalla janë arrestuar pasi qëlluan për vdekje me armë mëngjesin e sotëm kushëririn e tyre, Romeo Hasalla dhe lanë të plagosur babain e tij, Shaip Hasalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano e Laert, të dy 31-vjeç.

Ngjarja ndodhi në truallin e tokës për të cilin të dyja palët kishin pretendime për pronësinë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H

 

 

Të fundit