Flash News

E-TJERA

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Gledis Nano: Për autorin s'ka pasur informacion për abuzim seksual apo dhunë

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Gledis Nano: Për autorin s'ka

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ishte thirrur për seancë dëgjimore nga deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë. Ftesa ndaj tij erdhi pas ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në vend si atentati me dy viktima në zonën e "Astirit", vrasja e ish-deputetit në Shkodër dhe e 8-vjeçarit në Fier.

Lidhur me ngjarjen e fundit, Nano tha se autori i krimit Klodian Çalamani ka qenë person me precedentë penalë dhe se është lënë i lirë nga burgu, pasi ka përfunduar koha e dënimit. Nano tha se pas daljes nga burgu, ndaj Çalamanit nuk ka pasur denoncime për dhunë në familje apo abuzim seksual.

"Nga këto ngjarje veçojme ngjarjen datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani se ka vrarë me sende të forta M.V dhe e kishte groposur në oborrin e banesës.

Autori rezulton person i evidentuar nga policia e shtetit me precedentë se gjykata e kishte denuar me 4 vit burg dhe  është liruar nga burgu Rrogozhinë  për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit.

Për këtë shtetas ka pasur të dhëna se ka aktivitet kriminal në fushën e vjedhjes së banesave, bagëtive në fshat. Për autorin pas përfundimit të dënimit s’ka pas informacion si i dyshuar për vepra penale në abuzim seksual apo dhunë në familje”, tha Nano.

Ky i fundit tha se ndër masat që ka marrë Policia e Shtetit për zbardhjen e këtyre krimeve janë ngritja e grupeve të përbashkëta të punës midis strukturave vendore të hetimit dhe disa drejtorive qëndrore të Policisë së Shtetit, intesifikimi i punës për marrjen e informacioneve dhe më pas verifikimi i tyre.

 

 

Të fundit