Flash News

E-TJERA

Vrasja e Arian Gosës, gjendet arma e krimit dhe mjeti i përdorur nga Habib Rexha

Vrasja e Arian Gosës, gjendet arma e krimit dhe mjeti i përdorur nga

Policia ka sekuestruar armën dhe manikën e përdorur nga Habib Rexha në vrasjen e Arian Gosës.

Arma është sekuestruar në afërsi të pistët “Iliria” në Durrës, pa dëshmisë së dhënë nga Rexha. Autori i vrasjes së Gosës, ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer pasi sipas tij Arian Gosa kishte thënë se do t’i shuante si familje.

Rexha deklaroi se i ka paraprirë deklaratës së Gosës dhe pas vrasjes është larguar drejt Durrësit ku ka hehdur edhe armën e krimit.

“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”,- ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.

Të fundit