Flash News

E-TJERA

Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, policia identifikon autorin e dyshuar të krimit

Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, policia identifikon autorin e

Arian Gosa ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.  Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa u ngritën pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasin Habib Rexha me 31-vjeçarin që dyshohet si autori i vrasjes.

Arjan Gosa, i cili u vra është vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra pak javë më parë pas një konflikti me Sali Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë.

Edmond Gosa dhe Sali Rexha u takuan për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike, me vrasjen e të dy personave.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Të dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penalë dhe shkak i sherrit që përfundoi me vrasje ishin motive banale.

 

Të fundit