Flash News

E-TJERA

Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet një nga autorët

Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet një nga

Policia ka arrestuar një nga autorët e vrasjes së Armando Baboçit më 18 shtator 2020 në qytetin e Durrësit. Në pranga është vënë 27-vjeçari Anxhelo Boçi, për veprat penale "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Ngjarja:

Dy grupe u përplasën me njëra tjetrën 18 shtatorin e 2020 në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës ku u vra 39 vjeçari Armando Baboçi alias Gjini dhe mbeti i plagosur djali i tij Erald Gjini. Një shikim i shtrembër në ambientet e një berberhane në qytetin e Durrësit, është bërë shkak për përplasjen fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Dy protagonistët e sherrit Klodjan Daci, i arrestuar dhe Eraldo Gjini, djali i viktimës Armandos, kishin shkuar për t'u qethur në një berberhane. Por teksa qetheshin, ata kanë parë njëri-tjetrin me vështrime dashakeqase e për pasojë filluan të ofendojnë dhe qëllohen me grushte të dy së bashku. Sherri ka vijuar më tej jashtë ambienteve të berberhanës, ku Eraldo Gjini, mësohet se e ka goditur Klodian Dacin, me gërshërët, që kishte marë tek berberi, duke i shkaktuar dëmtime në dorën e djathtë.

Më tej, kanë ndërhyrë persona të ndryshëm, ku i kanë ndarë dy personat e përfshirë në konflikt. Klodian Daci, ka shkuar në banesë dhe ka njoftuar vëllanë e tij më të madh, për çfarë kishte ndodhur. Të dy së bashku dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Si pasojë e përplasjes fizike dhe sendeve të forta, Klodian Daci, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar katër herë, duke e vrarë në vend Armando Baboçin alias Gjinin dhe plagosur djalin e tij, Eraldo Gjini. Por nga të shtënat e armës, Klodian Daci, ka plagosur rëndë me një plumb në bark dhe shokun e tij, Enrik Tatazi. Armën e zjarrit, pistoletë mbahej në një çantë marsup nga Anxhelo Boçi i arrestuar ditën e sotme. 

Personat që shkuan te lokali ishin të moshave të reja më konkrtisht: Klodjan Daci, Florjan Daci, Henriko Tatazi, Sergio Tatazi, Anxhelo Boci, Endri Cimo alias Cungu, Argit Kastrioti. 

Të fundit