Flash News

E-TJERA

Vrasja e Behar Sofisë, të akuzuarit dalin para gjykatës

Vrasja e Behar Sofisë, të akuzuarit dalin para gjykatës
Në foto: Behar Sofia

Të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë kanë dalë sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Katër persona akuzohen se në bashkëpunim kanë kryer ekzekutimin e Sofisë.

Të akuzuarit janë:

1. Ernejt Shyti, 24 vjeç, në rolin e ekzekutorit

2. Skënder Vathi, 54 vjeç, në rolin e organizatorit

3. Leonar Xhixha, 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë, në rolin e ndihmësit dhe vëzhguesit

4. Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, në rolin e ndërmjetësuesit

Ky grup "u zbërthye" nga Shyti, ekzekutori i Sofisë. Shyti foli pasi nuk iu dhanë paratë e premtuara për këtë krim. 66-vjeçari u vra më 25 shkurt.

Të fundit