Flash News

E-TJERA

Vrasja e Bledar Dedjas, detaje nga dëshmia e 30-vjeçares që u mor në pyetje

Vrasja e Bledar Dedjas, detaje nga  dëshmia e 30-vjeçares që u

Mësohen detaje të tjera për gruan  shqiptare, e cila dyshohet se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me Bledar Dedjan.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçare shqiptare, e martuar po me shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, para hetuesve 30-vjeçarja ka pranuar se e kishte njohur Dedjan në një aplikacion takimesh rreth 2 vjet më parë.

Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistën e krimit të pasionit. Sipas dyshimeve Dedja bënte një jetë të dyfishtë, ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online që më pas i finalizonte me takime. Po ashtu dyshohet se ai mund të ketë pasur njohje edhe me disa gra të tjera.

Aktualisht nuk ka ende një autor për krimin e rëndë që ndodhi pasditen e së shtunës në Asolo të Treviso-s, ku Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë në pyjet e Paderno del Grappa. Goditja fatale i erdhi nga pas dhe i preku mushkërinë.

39-vjeçari u gjet gjysmë i zhveshur, rreth 100 metra larg makinës së tij e cila ishte e mbyllur dhe çelësat dyshohet se u morën nga autori.

Asnjë send me vlerë nuk mungonte, kështu duke hedhur poshtë pistën se vrasja erdhi për shkak të një grabitje.

Të fundit