Flash News

E-TJERA

Vrasja e çiftit në Dropull, 69-vjeçari nuk pranon autorësinë e krimit

Vrasja e çiftit në Dropull, 69-vjeçari nuk pranon

Thoma Mastora nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

69-vjeçari ka mohuar para hetuesve që të jetë ai autori i krimit. Ai nuk ka pranuar të ketë goditur për vdekje Kosta Ilian dhe Kleoniqi Ilian, edhe pse provat e gjetura në banesë vërtetojnë të kundërtën.

Mastora u arrestua pas njollave të gjakut që u gjetën në shtëpinë e dy të moshuarve dhe që rezultuan se i përkisnin të arrestuarit. Mastora dyshohet se i ka goditur burrë e grua me shkop dhe sëpatë.

Të fundit