Flash News

E-TJERA

Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, viktima u qëllua me 10 plumba në trup, pse kishte bërë më herët padi në gjykatë

Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, viktima u qëllua me 10 plumba

Zbardhen detaje për vrasjen e Delon Troqes mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Pavarësisa’ në Vlorë.

Deri tani janë shoqëruar rreth 20 persona, të njohur të 38-vjeçarit, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi pranë servisit në pronësi të të vëllait, dhe ndërroi jetë disa minuta më vonë në spital.

Sipas të dhënave të deritanishme, Troqe u qëllua rreth 20 herë, nga të cilat 10 plumba e kanë kapur në kokë dhe trup.  

Dy persona mësohet se kanë qëlluar viktimën dhe pas krimit u gjet një makinë e djegur në fshatin Sherishtë, që dyshohet se u përket autorëve deri tani ende të panjohur, metodë e njohur kjo në botën e krimit për zhdukur gjurmët dhe provat.

Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve, nuk dihet nëse është fiksuar momenti i vrasjes.

E shkuara e viktimës

Mësohet se Delon Troqe, që u ekzekutua mbrëmjen e shkuar në Vlorë, kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja. 38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka pasur probleme të shumta me ligjin më herët, ndërsa rezulton të ketë bërë edhe burg.

Sipas Panorama, Troqe kishte bërë një kërkesë në Gjykatën Administrative ku kërkonte kompensim për burgim të padrejtë për një periudhë prej 155 ditë, si dhe për 92 ditë kompensim për “arrest shtëpie”. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet për pazare droge.

 

 

Të fundit