Flash News

E-TJERA

Vrasja e Demir Backës/ Policia në kërkim të ‘Ben Qimes’, dyshohet për një konflikt me biznesmenin

Vrasja e Demir Backës/ Policia në kërkim të ‘Ben
Në të majtë 'Ben Qimja' dhe në të djathtë viktima Demir Backa

Vrasja e biznesmenit në Fier, Demir Backa me 18 plumba, ende nuk e ka një autor. Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, por deri tani nuk është gjetur një i tillë.

Së fundmi, raportohet se policia është duke kërkuar shtetasin Arben Isufi i njohur ndryshe me nofkën ‘Ben Qimja’. Dyshohet se Isufi dhe Backa janë përfshirë para disa kohësh, në një konflikte njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Deri tani, konfirmohet se policia ka shkuar afro 3 herë në shtëpinë e ‘Ben Qimes’, por nuk e ka gjetur në banesë. Familjarët kanë pohuar se Isufaj ndodhet në Tiranë për punë. Policia i ka leshuar një fletëthirrje Isufajt për të dëshmuar se ku ka qenë natën e 23 tetorit, kur u vra biznesmeni Backa.

Kujtojmë se Demir Backa u vra natën e 23 tetorit teksa ndodhej në makinë e tij në parkingun e një qendre tregtare. Autorët qëlluan 18 herë mbi të duke e lënë të vdekur. Makina e tyre u gjet e djegur në të dalë të qytetit të Fierit.

Të fundit