Flash News

E-TJERA

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, policia informacion zyrtar: Në vendin e ngjarjes edhe FNSH e RENEA  

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, policia informacion zyrtar: Në

Vjen reagimi zyrtar i policisë lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Bradashesh dhe dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy viktimave të cilët në atë moment kanë qenë duke ecur në këmbë.

Për pasojë, Lulzim Bitri, rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

“Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri, rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volvo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e çdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

 

Të fundit