Flash News

E-TJERA

Vrasja e dyfishtë në Manzë, lirohen 4 të arrestuarit

Vrasja e dyfishtë në Manzë, lirohen 4 të arrestuarit

Katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë, janë lënë të lirë.

Mësohet se ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.

Ngjarja ndodhi më 22 tetor pas mesnate, në një karburant në Manzë. Aranit Kurti dhe Flori Palucci mbetën të vrarë me armë zjarri.

Konflikti nisi në ambientet e një lokali ku dy të rinjtë, Aranit Kurti dhe Daniel Pepa, kishin shkuar për për të konsumuar kafe. Kamerieri i lokalit i kishte thënë të rinjve se ekspresi ishte i fikur.

Dyshohet se në këtë moment ka nisur sherri pasi në debat ka ndërhyrë Flori Paluçi duke shkaktuar një përplasje mes tyre.

Konflikti ka vijuar kur Flori Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka lënë të vdekur Aranit Kurtin. Paluçi është qëlluar më pas nga Daniel Pepa dhe ka ndërruar jetë.

Të fundit