Flash News

E-TJERA

Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, arrestohen 4 persona për moskallëzim krimi, në kërkim autori dhe një tjetër

Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, arrestohen 4

Katër persona janë vënë në pranga si të përfshirë në sherrin e ndodhur në Durrës, ku mbetën viktima Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Policia po ashtu, ka shpallur në kërkim edhe shtetasin, G. A., 30 vjeç, që dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me Daniel Pepën, autorin e vrasjes së Paluçit.

“Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K.

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A.,” njofton policia.

Të fundit