Flash News

E-TJERA

Vrasja e dysfishtë në Dukagjin, reagon policia

Vrasja e dysfishtë në Dukagjin, reagon policia
Fotot e viktimave

Vjen reagimi nga Policia e Shkodrës për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës.

Sipas Informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë  për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

Kujtojmë se 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 31 vjeç u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

Banesa ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.

 

Të fundit