Flash News

E-TJERA

Vrasja e Everest Cakës/ Hetim ndaj Policisë së Elbasanit për reagim me vonesë? Sqaron SHÇBA

Vrasja e Everest Cakës/ Hetim ndaj Policisë së Elbasanit për
Everest Çaka dhe bashkëshortja e tij

 Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka mohuar nisjen e hetimeve ndaj policisë së Elbasanit lidhur me vrasjen e Everest Cakës. Në media qarkulluan lajme se SHÇBA kishte nisur hetim për mos kryerjen në kohë të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes.

"Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta", thuhet në reagimin zyrtar.

SHÇBA thotë se veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde dhe se është reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave, në funksion të zbardhjes së kësaj ngjarje.

Everest Caka u vra mbrëmjen e 11 majit, ndërsa e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij Silvana Caka,  e cila ndodhej në automjet.

Të fundit