Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit, Manjani: Vetëgjyqësi tipike e idiotësisë shqiptare!

Vrasja e gjyqtarit, Manjani: Vetëgjyqësi tipike e idiotësisë

Analisti Ylli Manjani komentoi vrasjen tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Apelit.

I ftuar në News24, Manjani e cilëson krimin si një vrasje tipike të idiotësisë shqiptare për vetëgjyqësi.

Nga ana tjetër, ai shprehet se ka një mosbesim të thelluar ndaj reformës në drejtësië si dhe një urrejtje, që sipas tij sjell degradime të tilla.

Ylli Manjani: Është një degjenerim masiv i mentalitetit të shqiptari në lidhje me vrasjen dhe shprehjen e urrejtjes. Për fat të keq motivi më i fortë për vrasjen e shqiptarit janë motive të dobëta, më erdhi këtu. Po dil shfry hundët budalla. Është një qasje sa idiote, aq edhe e rëndë për shtetin. Kur dikujt i vjen në majë të hundës dhe hyn në gjykatë dhe vret gjykatën. Është një ngjarje e rëndë i kalon çdo lloj përmase. Nuk e sheh as në filma.

Kam bindjen më përforcohet ideja që sistemi i drejtësisë ka qenë problematik por është më problematik se çka qenë. Kur ne i mbushëm mendjen vetes që duhet të ndërtojmë një sistem të besohet, ishte problemi kryesor i reformës. Jo vetëm që është e pabesueshme, por e urrejnë.

Çfarë duhet të nxjerrim nga kjo, kemi dështuar të qëllimi kryesor iu reformës në drejtësi. Qëllimi ishte të përmirësojmë besimin. Jo vetëm që nuk besojnë siç nuk besonin para reformës, por sot e urrejnë. Urrejtja është degradim.

Ai vrasësi nuk ka logjikon reformën në drejtësi që bëjmë ne. Halli është që motivi i dobët përfundon në dhunë të thjeshtë kaq barbare. Siguria në gjykata është kap gafil. Edhe policia nuk mund të mbrohet se nuk e kemi ne. Jo ju e keni. Më mirë të kërkosh ndjesë se të thuash nuk kam përgjegjësi. Gjyqtari i RSH është zyrtari më i kërcënueshëm sot për sot. Nuk është çështje mafioze, në Shqipëri nuk ka mafie. Nuk është një vrasje mafioze. Është tipike e idiotësisë shqiptare, vetëgjyqësi tipike.

Të fundit