Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ilaria Sulas në Itali, nëna e autorit kërkon gjykim të shkurtuar

Vrasja e Ilaria Sulas në Itali, nëna e autorit kërkon gjykim

Gjyqtarja hetuese e Romës, Antonella Minunni, ka lëshuar një urdhër për gjykim të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që akuzohet si autor i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeçe.

Sipas mediave italiane, Manlapaz akuzohet për komplot në fshehjen e kufomës, një vepër penale e rëndë që nënkupton se veprimi është kryer për të fshehur vrasjen e Ilarias.

Seanca dëgjimore për çështjen e saj është caktuar më 10 dhjetor dhe do të zhvillohet në gjykatën e Romës.

Sipas burimeve pranë mbrojtjes, nëna e Samson mund të kërkojë një procedurë alternative, duke përfshirë marrëveshje për pranimin e fajësisë, për të përfituar nga uljet e dënimit të parashikuara me ligj.

Rasti i vrasjes së Ilaria Sula ka tronditur opinionin publik italian, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit. Përfshirja e nënës së autorit në një skenar të mundshëm të bashkëpunimit pas krimit e bën çështjen edhe më të rëndë dhe të ndërlikuar nga pikëpamja ligjore dhe morale.

Të fundit