Flash News

E-TJERA

Vrasja e inxhinierit në Vlorë, hetimet e përqendruara te pronësia e pallatit

Vrasja e inxhinierit në Vlorë, hetimet e përqendruara te

Të paktën 10 persona janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën pas një sherri, Armando Meshau.

Autori, Rei Mete i cili u konfliktua me grushte me Memshaun, u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Tv Klan raporton se hetimet janë përqendruar për të vërtetuar nëse konflikti mes viktimës dhe Rei Metes, nisi për motive pronësie për një pallat të ndërtuar nga viktima, me detyrë inxhinier.

Meta ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk kishte motiv të vriste Memshaun dhe se nuk ka pasur përleshje. Ai ka pohuar se është takuar rastësisht me të pasi të dy kishin shkuar në kancelari për të printuar disa dokumente.

Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë së zonës për të kuptuar dhe parë se çfarë ka ndodhur mes Meshaut dhe Metes.

Të fundit