Flash News

E-TJERA

Vrasja e inxhinierit në Vlorë nga djali i anëtares së KLP, flet dëshmitari: Nuk pati përleshje

Vrasja e inxhinierit në Vlorë nga djali i anëtares së KLP,

Zbardhet dëshmia e një dëshmitari okular, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e konfliktit mes inxhinierit Armando Meshau dhe Rei Meta dje në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

I riu e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe në pjesën e pasme të kokës 55-vjeçarin Meshau, i cili ka rënë në tokë, e për pasojë i ka shkaktuar vdekjen.

Sipas dëshmitarit mes autorit dhe viktimës pati diskutime, por jo përleshje fizike dhe se ishin vetëm dy goditje me grushte që i morën jetën 55-vjeçarit.

“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”, tha punonjësi i qendrës së internetit për News 24.

Shkak për konfliktin mësohet se është bërë mosmarrëveshja për një apartament në një pallat të ndërtuar nga viktima. 33-vjeçari, i ndaluar nga policia rezulton të jetë djali i anëtarës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Nurihan Seiti.

 

Të fundit