Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-policit në Laç/ Autorët e ndiqnin prej ditësh, një vit më parë iu bë atentat djalit

Vrasja e ish-policit në Laç/ Autorët e ndiqnin prej
Pamje ilustruese nga momenti kur iu bë atentat të birit

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku mbeti i pajetë ish-polici Xhelal Reçi, 61-vjeç.

Dyshohet se autorët e kanë ndjekur prej ditësh viktimën dhe sot në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit e kanë vrarë me armë zjarri. Në atë zonë ish-polici ka pasur dhe bizneset e tij, një butik dhe një lokal.

Rreth një vit më parë, në datën 15 gusht i është bërë atentat djalit të ish-policit, Besnik Reçit. Ky i fundit ishte në makinë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur u qëllua me armë nga dy persona me motor.

Besnik Reçi dhe familja e tij i shpëtoi atentatit, pasi plumbat nuk i kapën. Ngjarja e një viti më parë ndodhi në lagjen "Xhenjo" në Lezhë.

Autorët e atentatit nuk janë identifikuar as sot, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të kapur vrasësin e ish-policit. 

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në afërsi të lumit në Laç. Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Xhelal Reçit.

 

Të fundit