Flash News

E-TJERA

Vrasja e kamerierit në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i ngjarjes

Vrasja e kamerierit në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i

Debati i Erjon Lapushit me kryekamarierin e një restoranti në Elbasan, Gazment Kurmakun, përfundoi në vdekjen e këtij të fundit. Personi që ndihmoi në largimin e Llapushit nga vendi i ngjarjes, Kuan Dulellari është vënë në pranga sot në Maliq të Korçës.

Ngjarja ndodhi në 2 Tetor të 2021, në një restorant në Fushë-Labinot të Elbasanit. Erjon Llapushi dhe Luan Dulellari kishin shkuar të konsumonin një drekë. Kryekamarieri Gazment Kurmaku 50 vjeç i kërkoi Llapushit të ulej në një tjetër tavolinë, pasi ajo ku ndodhej ishte e rezervuar.

Kjo shkaktoi debate derisa 33-vjeçari qëlloi me sende të forta kundrejt Kurmakut. Ky i fundit u përplas me një beton në momentin kur ra dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë në spital 5 ditë më vonë.

Njoftimi i plotë:

Maliq

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në një lokal në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku mbeti i vrarë shtetasi G.K.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme "Shqiponjat", bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ll., 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. K., i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

 

Të fundit