Flash News

E-TJERA

Vrasja e Kastriot Reçit, ADN-ja përjashton lidhjen e ish-oficerit të RENEA-s me krimin

Vrasja e Kastriot Reçit, ADN-ja përjashton lidhjen e ish-oficerit

Ish-oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin e Kastriot Reçi, të vrarë në Janar të vitit 2020.

Analiza e ADN-së konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje mes mostrave të Radës dhe atyre të marra nga skena e krimit dhe nga banesa ku u qëllua ish-pronari i një televizioni.  Të dhënat do t’i referohen Prokurorisë së Lezhës, ndërsa ngjarja nuk ka ende një autor.

Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze, brenda të cilit u gjet një armë e llojit snajper. Të dy këmbëngulën se ishin viktima të një skenari. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të sigurisë së një lokali ku Rada dhe Hithi pohuan s epo prisnin një qytetar që do t’u sillte një porosi nga Britania.

Të fundit