Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
LVV: Vrasja e Klodian Rashës, 'aksidenti' që i prishi projektet Rilindjes
Lëvizja Vetëvendosje me qendër Tiranë ka reaguar përsa i përket vendimit të qeverisë për lidhjen e një pensioni ndaj familjes së Klodian Rashës, i vrarë në orën policore nga efektivi i ‘Shqiponjave’, me me arsyetimin se humbi jetën “ aksidentalisht”.
Përmes një deklarate zyrtare, LVV tregon pesë aktet e paprecedenta të shënuara, sipas saj, brenda 6 ditëve nga një pushtet i rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.
Sipas LVV, “vrasja e Klodian Rashës, për kryeministrin Rama dhe qeverinë, është aksidenti që iu prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve” që ua nxorën në shesh këto projekte”.
“Është bërë e qartë se Kryeministri Rama fatin e vet politik e ka lidhur as më pak e as më shumë me kryepolicin e kriminalizuar Ardian Veliu”, thekson LVV.
Deklarata e plotë i LVV:
“Aksidental” me paramendim
Mbrëmë, në ditën e gjashtë të protestave, në sheshin Skënderbej dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijoi marshi i qytetarëve si reagim ndaj vrasjes nga krimi i dyfishtë shtetëror të 25 vjeçarit Klodian Rasha. Dje publiku u njoh edhe me një vendim Qeverie të miratuar nga Kryeministri Edi Rama, ku vrasja e Klodianit cilësohej si aksidentale dhe familjarit i akordohej një pension.
Gjatë këtyre ditëve janë shënuar pesë akte të paprecedentë të një pushteti të rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.
Së pari, vrasja e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Së dyti, Policia, Qeveria dhe media pranë saj, fshehën dhe manipuluan të vërtetën. Së treti, për 6 ditë me radhë, Policia dhe Qeveria ushtroi dhunë mbi qytetarët, madje dhe mbi minorenët e gazetarët në çdo qytet ku u paraqit rezistencë dhe protestë, duke kryer edhe kërcënime për të ndalur protestat. Së katërti, Qeveria mashtroi në një akt zyrtar, duke e quajtur vrasjen “vdekje aksidentale” para se gjykata të shprehet mbi rastin. Së pesti, në vend që të shkarkonte sot kryepolicin Ardian Veliu, pasi dolën edhe disa pamje filmike nga vrasja e Klodianit që tregonin se vetëm me aksident nuk kishim të bënim, Kryeministri Rama shkoi këtë mëngjes sërish për vizitë te familja Rasha.
Është bërë e qartë se Kryeministri Rama fatin e vet politik e ka lidhur as më pak e as më shumë me kryepolicin e kriminalizuar Ardian Veliu. Për ta vrasja e Klodianit është aksidenti që u prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve” që ua nxorën në shesh këto projekte. Kriminalizimi i krerëve të Policisë nuk ka ndodhur pa projekt askund dhe asnjëherë. Ky projekt është kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të së drejtës. Këtë e ka kuptuar çdo protestues që përballë e sheh urdhërin hierarkik "bjeruni".
Cilësimi i krimit si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vrasja e Klodjan Rashës quhet aksidentale që edhe polici vrasës të pësojë një ndëshkim më të ulët. Kështu që edhe këtë vrasje, e cila buron nga kriminalizimi i institucioneve, po tentojnë sërish ta manipulojnë në shtetin e Ramës. Një qeveri që mashtron qytetarët dhe e cila mbanë për kryepolic një zyrtar të kriminalizuar është qeveri e dhunës.
Një kryeministër që nuk i zgjidh çështjet drejt, përmes vendimeve institucionale, por tenton t’u japë zgjidhje informale, përmes imponimit dhe vizitave të pësëritura te një familje e zhytur në dhimbje nga padrejtësia e dyfishtë, nuk vepron si kryeministër. Kjo sjellje ngjan me sjelljen e një mafiozi, që shtiret sikur respekton kode nderi, për të vazhduar pushtetin e tij të dhunshëm.
Konferenca e sotme për shtyp tregoi se Kryeministri Rama nuk ka reflektuar, dhe nuk po ndërmerr asnjë hap për shkarkimin e Ardian Veliut. Ndërsa justifikimi i dobët që Kryeministri Rama tentoi sot t’i bënte në konferencë termit “aksidental”, është edhe i paqëndrueshëm, edhe i përbuzshëm, veçanërisht tani që publiku ka parë edhe pamjet e para filmike të krimit.
Çlirimi i qytetarëve nga dhuna dhe padrejtësia nuk kanë altenativë, sado përpjekje të nevojiten. Ndaj protesta është tanimë një detyrë nga e cila nuk mund të lirohemi.
Shkarkimi e arrestimi i Ardian Veliut, si dhe hetimi i plotë për të gjithë zyrtarët e Policisë së Shtetit që mashtruan mbi vrasjen e Klodjan Rashës, duke hetuar edhe Drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), janë kërkesa minimale dhe të panegociueshme, për t’i dhënë një mundësi Shtetit të së Drejtës në vendin tonë.
Liri e pafajësi të gjithë të arrestuarve në sheshe, rrugë e rrugica kudo në Shqipëri. Drejtësi për Klodianin!
Tiranë, 15 dhjetor 2020
Levizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

