Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, deputetja: Krim i veshur me pushtet, absurditeti nuk qëndron te pensioni që lidhi qeveria

Vrasja e Klodian Rashës, deputetja: Krim i veshur me pushtet, absurditeti
Deputetja Fatjona Dhimitri

Deputetja e pavarur, Fatjona Dhimitri ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë Rama lidhur me vrasjen tragjike të Klodian Rashës nga një efektiv i policisë së ‘Shqiponjave’.

Gjatë fjalës në Kuvend, Dhimitri thotë se ky rast është një krim i veshur me pushtet shtetëror, dhe nuk ishte aksident, por vrasje me paramendim.

Po ashtu, deputetja shton se familja Rasha nuk ka nevojë për mëshirën e qeverisë, por për drejtësië, referuar pensionit të lidhur pak ditë më parë.  

Thuhet se vrasësi shkon deri në 7 herë në vendin e krimit. Deri tani, dora vetë ka vajtur dy herë , një herë bashkë me Donikën  dhe një deputet shoqërues. Pastaj dërgoi pinjollin e tij, Lleshaj. 

Më tej hartoi letrën e fëmijës, ky që akuzon fëmijët për përdorim, pastaj meqë nuk ia arriti, përdori dhunën pa kriter .

Ky është shteti i së drejtës që ka instaluar Edi Rama, kujton se jeta e njeriut  këmbehet me para, për të tharë lotët i lidhi edhe pension familjes.

Ne fakt nuk e kuptova arsyen përse e bëri një gjë të tillë? Familja dhe njerëzit kërkojë drejtësi, jo mëshirë. Familja Rasha nuk kishte fëmijë për të shitur por për të rritur.

Përtej kësaj, absurditeti nuk qëndron tek dhënia e kontributit ekonomik por tek vlerësimi i shkakut të  vdekjes "aksident tragjik me pasojë vdekjen". 

Zoti Kryeministër, sa aksidente tragjike me pasojë vdekjen ndodhin ne Shqipëri? Pse nuk jep nga një pension të tillë për të gjithë ata viktima? 

Gjendemi përpara një Krimi të veshur me pushtet shtetëror, nuk ishte aksident, por vrasje me paramendim.

Një vrasës gjakftohtë mund të vrasë kaq lëhtë dhe kjo dorë je ti dhe askush tjetër. Në qoftë se do të ishte fatalitet  jam e bindur se nuk do të lëvizje as qimen nga kolltuku yt.

Sot prokuroria po bën hetimin. Me sa duket dhe siç e ka deklaruar, do të ndryshoje edhe pretencen.

I bëj thirrje medias të bëjnë publike cdo lloj dokumenti që hedh dritë mbi të vërtetën.

Mos u habitni te dashur shqiptarë nëse s’ka vrasje tjetër si kjo, vrasja tjetër janë zgjedhjet, është mësuar dora kriminale e pushtetit të Rilindjes, nuk ndalet së marri gjak”, thotë Dhimitri.

Të fundit