Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Nis dita e tretë e protestës, dhjetra qytetarë mbushin rrugët në Kamëz

Vrasja e Klodian Rashës/ Nis dita e tretë e protestës, dhjetra

Sot është dita e tretë e protestës, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit. Protesta është parashikuar të nisë në orën 18.00, por të rinjtë në Kamëz janë grumbulluar për të ardhur më pas në qendër të kryeqytetit.

Protestuesit nuk u tërhoqën nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ata kërkojnë drejtësi për humbjen e jetës së Klodian Rashës.

Protestat e dy ditëve më parë kanë qenë të tensionuara, ku nuk kanë munguar përplasjet mes qytetarëve dhe forcave policiore. Dhjetra qytetarë janë shoqëruar në komisariat, ndërsa të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra.

Të fundit