Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës; qytetarët e revoltuar nuk ndalen, sërish protestë ditën e sotme

Vrasja e Klodian Rashës; qytetarët e revoltuar nuk ndalen, sërish
Pamje nga protesta e djeshme

Nuk ndalen protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, pasi kishte shkelur orën policore.

Pas protestës së djeshme, qytetarët e revoltuar pritet të zhvillojnë një tjetër protestë sot në orën 16:00 në kryeqytet.  

Ende nuk është bërë e ditur se ku do të mblidhen apo nëse do të ndjekin të njëjtin itinerar si ditën e djeshme.

Ndërkohë policia e Tiranës ka bërë me dije se janë shpallur disa persona në kërkim dhe janë proceduar të tjerë për protestën që u zhvillua ditën e djeshme.

Po ashtu, është bërë arrestimi i 3 organizatorëve të protestës së djeshme nën akuzën organizim i një tubimi të paligjshëm deri tek mosbindja ndaj urdhërit të Policisë.

Të fundit