Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët sërish në protestë në orën 18.00, masat që ka marrë Policia (foto)

Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët sërish në protestë
Foto ilustruese nga kryeministria

Në orën 18.00 do të nisë sërish protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u vra nga polici. Ndryshe nga një ditë më parë, sot Policia ka marrë masa duke angazhuar në  në terren 800 forca policore, të Rendit, FNSH-së dhe Gardës.

Dera kryesore e kryeministrisë është "blinduar" me veshje metalike, ndërkohë janë në gatishmëri dy autobote për shpërndarjen e turmës.

Disa punonjës të policisë janë vendosur në tarracën e kryeminisrisë, ku do të vëzhgojnë elementë që thyejnë rendin dhe sigurinë.

Policia i ka bërë thirrje mediave që të largohen nga perimetri që cilësohet si i rrezikshëm nëse përshkallëzohet situata siç ndodhi dhe dje.

Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët sërish në protestë

Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët sërish në protestë

Vrasja e Klodian Rashës/ Qytetarët sërish në protestë

 

Të fundit