Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, reagon ashpër analisti: Lleshaj të japë dorëheqjen ose të shkarkohet! Rama ta bëj shembull

Vrasja e Klodian Rashës, reagon ashpër analisti: Lleshaj të
Foto Ilustruese/ Analisti Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano ka reaguar ashpër pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. I ftuar në “Opinion” në News 24, Nano është shprehur se ky ishte një episod tragjik, dhe se më shqetësuese ishte dhuna sistematike nga policia.

Analisti i kërkoi ministrit të Brendëshëm, Sandër Lleshaj, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të japin dorëheqjen.

Sipas Nanos, nëse Lleshaj nuk jep dorëheqjen në mënyrë të vullnetshme, atëherë Rama ta bëjë shembull.

“Është një krim i shëmtuar, sepse një djal i ri ka gjetur vdekjen nga duart e një polici. Mirëpo këtu nuk është vetëm krimi që më shqetëson, është episod tragjik. Më shumë se sa kaq, nuk kemi të bëjmë me dhunë sistemike nga Policia. S’ka ndodhur ndonjëherë, përjashtuar 21 janarin. Është e paprecedentë. Është episod tragjik. S’do ishte nevoja për reagim publik, por ajo që e bën më të rëndë është reagimi i Policisë më pas. Edhe mund ta fshinte. U mundua ta trukonte ngjarjen, të ulte fajin e autorit. Thanë për një armë që u gjet aty, detaj për të trukuar ngjarjen, apo që ishte në errëirë. Një polic që qëllon në errësirë është budalla. Legjitimojnë protestën. Sjellja e Policisë më ka dhembur, pas krimit.

E dini kush ka qenë burri më i urtë, babai i viktimës. E kam parë në një televizion, dhe një gazetare dhe gazetareje, dhe i tha ju keni kontaktuar me prindërit e autorët të krimit, ai i tha unë s’kam punë me familjen e tij, nuk është puna ime dhe atij, por e shtetit. Ky ishte njeriu më i urtë.

Nga opozita shoh që BAsha ja fut me vrap për të bërë shoë politik, jo për të ngushëlluar. Pastaj pamë edhe organizimin e protestës, ok është gjëja më e kuptueshme, por e dhunshme nuk e kuptoj në këto rrethana. Aty ka pasur pjesëmarrje, shumë njerëz. Dhunën nuk e kanë ushtruar ata, e ushtruan bandat e opozitës. Kemi 30 vite që jemi mësuar, bandat e PD ushtrojnë dhunë, e kanë qejf dhunën. Kam parë njerëz, përmendët një këngëtar, janë fytyra të PD. Nuk e kuptoj si qytetarë të zakonshëm të ushtrojnë dhunë. Qytetari proteston. Banda politike janë këto që dhunojnë.

Sigurisht, kërkesa për dorëheqjen e Lleshajt dhe Veliut është më racionalja dhe më e urtja. Këta njerëz duhet të mbajnë qëndrim. S’ka rëndësi nëse nuk janë të përfshirë direkt. Një përgjigje politike, përgjegjësi morale. Me thënë të drejtën pres të ketë një dorëheqje të rëndësishme. Të mbahet përgjegjësi. Kemi pasur raste edhe më parë, kur ministri i thoshtë deputetit ‘’Polic ke qenë, polic ke mbetur’’. Alamet rasti për të dhënë dorëheqjen, edhe pse ishte një lapsus frojdian.

Shpresoj që ai në mungesë të dorëheqjes, të bëjë një shkarkim. Pas vdekjes së Klodianit. Ngjarja është e përsëris, është episod tragjik. Kryeministri, pres të bëjë një shkarkim. Të bëjë një shembull”, është shprehur Nano. 

Të fundit