Flash News

E-TJERA

Vrasja e Marsel Osmanit, arrestohet pas 5 vitesh bashkëpuntori i pronarit të lokalit dhe truprojës

Vrasja e Marsel Osmanit, arrestohet pas 5 vitesh bashkëpuntori i pronarit

Policia e Korçës ka arrestuar pas 5 vitesh një tjetër person lidhur me vrasjen e Marsel Osmanit në vitin 2016 në një lokal me muzikë tallavaje në qytetin juglindor.

Në pranga është vënë shtetasi Angel Miçani, 33 vjeç, banues në Korçë. Sipas burimeve zyrtare, Miçani ka qenë bashkëpunëtor i dy autorëve të vrasjes, pronarit të lokalit Olsi Zyberit dhe truprojës së tij Llazar Dine.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për 33-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht 2016 në një lokal në aksin Korçë-Bilisht, afër fshatit Dishnicë, ku pronari i lokalit Olsi Zyberi bashkë me truprojën Llazar Dine rrahën me sende të forta Marsel Osmanin, duke i shkaktuar vdekjen. Osmanin jo vetëm e rrahën me shkop, por e gjuajtën dhe me thikë mbrapa kokës si dhe e lidhën me makinë duke e tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal.

Shkak për nisjen e konfliktit dyshohet se ishte një femër.

 

 

Të fundit