Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Canit/ Kontradiktat e policisë dhe tentativa e ministrit për të baltosur mediat

Vrasja e Martin Canit/ Kontradiktat e policisë dhe tentativa e ministrit

Vrasja e Martin Canit dhe plagosja e shokut të tij, Luis Meçe, ka ngjallur reagime në opinionin publik. Rrjedha e ngjarjes pas vrasjes së 14-vjeçarit, pasoi me një seri polemikash, tentativa për të fshehur të vërtetën e krimit.

Cani u godit për vdekje me thikë në zemër nga autori i dyshuar i ngjarjes, Mario Perlleshi, pas një konflikti që nisi fillimisht verbalisht. Dy nxënësit e shkolës 9-vjeçare “Fan Noli” e nisën sherri në ambientet e brendshme të shkollës, për ta vijuar më pas jashtë saj.

DEKLARATA E LUIS MEÇES

Nga Spitali i Traumës, Luis Meçe 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku u vra Martin Cani, ka hedhur dyshime se në ngjarje janë përfshirë dy persona, dhe jo një siç deklaron policia. Meçe ka përshkruar identitetin e personit që ai thotë se ka bashkëpunuar me Mario Perlleshin.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin”, ka deklaruar 14-vjeçari.

Të njëjtën gjë pohon edhe babai i Luisit, i cili apeloi që autoritetet të zbardhin ngjarjen.

“Më ka thënë se deklarata është mese e saktë dhe bazohet me deklaratën edhe para prokurores, fëmija im është i sigurt për atë që flet, i mëshojmë idesë që ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat që personat kanë qenë të dy bashkë”, është shprehur babai i Luisit.

AUTORI I DYTË

Autori i dytë që përmend Luisi është identifikuar si Kledjon Bejkaj. Ky i fundit, sipas dëshmisë së 14-vjeçarit që mbeti i plagosur, ka shoqëruar Mario Perlleshin dhe të dy kanë goditur me dy thika të ndryshme. Prindërit e Bejkaj janë të dy pjesë e strukturës së SPAK, babai është hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe nëna, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme. Edhe në procesverbalin e firmosur nga oficeri pas ngjarjes, flitet për një person të identifikuar si Kledjon Bejkaj.

POLICIA E MOHON

Policia e Shtetit doli dje me një qëndrim zyrtar ku deklaronte së ngjarje nuk ka pasur dy, por një autor, duke iu referuar Mario Perlleshit, i vetmi i akuzuar deri tani nga autoritetet. Përpos që mohonte përfshirjen e dy autorëve, policia tregonte edhe se si ka ndodhur ngjarja, duke shpjeguar se kanë qenë viktima dhe i plagosuri të cilët kanë sulmuar autorin, dhe që në kushte të tilla, sipas policisë, Perlleshi ka reaguar me thikë.

“Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit”, thuhet në deklaratë.

TENTATIVA E MINISTRIT PËR TË BALTOSUR MEDIAN

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi pas deklaratës së Policisë së Shtetit duke i dal ënë mbrojtje bluve e duke marrë përgjegjësi ligjore për qëndrimin e tyre. Hoxha, i cili iu referua më shumë mediave se sa ngjarjes, deklaroi se ngjarja është përdorur na mdiat e gazetarët për të dezinformuar publikun duke pretenduar se kanë hedhur dyshime për një autor të dytë, që sipas tij, nuk ekziston.

Teksa ministri rroket të mbrojë policinë dhe të baltosë mediat, flet edhe ‘histeri dezinformuese’ kur në fakt është policia e shtetit, ajo që ka lënë hije dyshimi mbi ngjarjen, duke mos dhënë shpjegime se pse autori i dyshuar u dorëzua me vonesë pranë autoriteteve, kush ia siguroi thikën Perlleshit.  

“Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik.

Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit.

Por fatmirësisht në këtë rast, ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë qartë bllofin e madh të politizimit apo tregëtimit mediatik të vdekjes.

Konstatoj se përpjekja për të shfrytëzuar politikisht dhe mediatikisht situata të tilla, rritet bashkë me të dhënat pozitive të punës së Policia e Shtetit.

Histeria dizinformuese mesa duket motivohet nga rënia e përvitshme e numrit të vrasjeve dhe kur ndodh një tragjedi e tillë, të zakonshmit hidhen përpjetë sapo u vjen rasti! Sidoqoftë, e vërteta është e qartë si drita e diellit në komunikatat e Policisë së Shtetit, jo në lojën politike apo mediatike me vdekjen të atyre që ky popull ua ka marrë dorën prej kohësh”. Ka deklaruar ministri.

KONTRADIKAT E ZV.DREJTORIT TË POLICISË

Deklaratës së ministrit Hoxha, për pamje filmike që kanë fiksuar momentin e ngjarjes, i bie ndesh deklarata e zv.drejtorit të Krimit në Tiranë, Erion Ismaili.

Ky i fundit u shpreh se nuk ka pamje filmike të momentit të sherrit,  megjithatë deklaron se sherri ka zgjatur 10 sekonda. Si e përcakton Ismaili kohëzgjatjen e sherrit kur nuk ka filmime?

Zv.drejtori, gjatë një debati me gazetaren Kristi Gongo, hodhi dyshime edhe se Luis Meçe dhe familja e tij po gënjejnë ose po ndryshojnë deklaratat e tyre.

Debati:

Ismaili: Shoh deklaratën e babait që e ndryshon nga dita në ditë.

Gongo: Çfarë interesi ka që të gënjejë, që të shpikin një histori, mund të jenë emocione.

Ismaili: Varët kë dëgjojnë dhe shikojnë.

Të fundit