Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Çeços në Maliq, arrestohet e dashura e tij 18-vjeçare. Dyshohet se bashkëpunoi me autorët

Vrasja e Martin Çeços në Maliq, arrestohet e dashura e tij

Disa muaj pas vrasjes së Martin Çeços në Maliq, polica ka vënë në pranga edhe një vajzë 18-vjeçare e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët në krim.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Martina Pajollarie cila dyshohet se kishte lidhje me viktimën, paralelisht edhe me njërin nga autorët e dyshuar, Valter Mollajn.

Dyshohet se Pajollari e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin ditën kur i riu u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar dhe më pas u inskenua si vetëvrasje e Martin Çeços.

Në deklaratën e saj në policisë, e reja ka pranuar se ka qenë në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi në 12 qershor.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar si autorë të dyshuar Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo dhe mendohet se shkak kryesor është bërë Pajollari dhe lidhja e saj e dyfishtë.

Njoftimi i policise: 

Shkon në 4 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.

Vihet në pranga 18-vjeçarja, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familjes, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, bënë ndalimin e shtetases M. P., 18 vjeçe, banuese në fshatin Marjan, Korçë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës Parë Korçë me vendimin e datës 14.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarjen e lartpërmendur, për të cilën strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar më parë shtetasit B. A; V. M. dhe E. M.

Vijon puna për dokumentimim me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit