Flash News

E-TJERA

Vrasja e Mehmet Qemës, / "Se dija që arma ishte e mbushur", shokët dalin para gjykatës

Vrasja e Mehmet Qemës, / "Se dija që arma ishte e mbushur",

Kanë dalë sot para gjykatës personat e akuzuar për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

Prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndaj Marjus Dema, që është dhe i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit Qema. Ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti dhe Erlin Peka.

Është mësuar se Marjus Dema ka shpërthyer në të qara në seancë, duke deklaruar se “ka vrarë vëllanë”. Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb. Organi i akuzës ka kërkuar arrest shtëpie për katër personat e tjerë.

Të fundit