Flash News

E-TJERA

Vrasja e Menduh Kurt-Dedës, gazetarja: Urdhëruesja Marjeta Karaj, mbesa e një ish-funksionari të lartë shtetëror

Vrasja e Menduh Kurt-Dedës, gazetarja: Urdhëruesja Marjeta Karaj,

Gazetarja Evis Ahmeti ka zbuluar një detaje të reja lidhur me Marjeta Karajn, e dyshuar se ka urdhëruar ekzekutim makabër të ndodhur në vitin 2017, të Menduh Kurt-Dedës, i cili  është dhunuar dhe i është vënë flaka për së gjalli në Dajt.

E ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Ahmeti ka zbuluar se Karaj është mbesa e një ish- funksionari të lartë të përfolur për afera seksuale.

“Ka një neglizhencë, sepse informacioni i fundit që më ka ardhur është që Marjeta është mbesa e një ish funksionari të lartë shtetëror, edhe ai i përfolur për afera seksuale. Pra ka pasur një lloj mbështetje. Si ka mundësi që babai i Besmirit thotë që para 3-4 javësh ka qenë me djalin tjetër, kanë udhëtuar dhe policia…

Mund të hyjmë në sistemin TIMS dhe ne e kemi vërtetuar që Besmiri ka qenë këtu. Pse policia pas kaq ditësh nuk e ka marrë në pyetje Spiro Karain? Nuk mund ta marrësh në telefon policia e Shtetit Marjetën e ti thotë paraqitu në polici siç bëri me Ngotën që iku një herë”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Të fundit