Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, arma e krimit dyshohet të jetë hedhur në lumin Drin

Vrasja e Nikulajt, arma e krimit dyshohet të jetë hedhur në lumin

Arma e krimit me të cilën është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj dyshohet se është hedhur në lumin Drin.

Sipas burimeve për Panorama Tv, pistoleta tip TT dyshohet të jetë hedhur në lumë dhe zhytësit e RENEA-s kanë nsiur kërkimet për gjetjen e armës me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja e Nikulajt.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit në lokalin e tij “Coral” në Shëngjin. Shtetasi portugez Ruben Saraiva qëlloi plot 7 herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Porositësi i vrasjes dyshohet të jetë Edmond Haxhia, nip i fisit Lestakaj me të cilët fisi Nikulaj është në gjakmarrje prej 25 vitesh.

Të përfshirë në atentat janë edhe 4 shtetas britanikë, njëri prej të cilëve ka luajtur rolin e vëzhguesit dhe të tjerët kanë informuar mbi lëvizjet e Nikulajt. Shtetasit britanikë janë paraqitur në hotelin e viktimës si turistë dhe kanë ndjekur çdo lëvizje të tij.

Rube Saraiva u strehua nga Edmond Haxhia në fshatin Kakarriq. Portugezi mësohet se fliste në gjuhën shqipe, madje edhe banorët e fshatit i përshëndeste në shqip.

Të fundit