Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt/ Motori u furnizua me karburant në aksin Lezhë-Shkodër, shoqërohet punonjësi

Vrasja e Nikulajt/ Motori u furnizua me karburant në aksin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u vra në lokalin e tij në Shëngjin.

Mësohet se motori i autorit u furnizua me karburant në aksin Lezhë-Shkodër.

Ndërkaq është shoqëruar në polici punonjësi i karburantit, i cili komunikoi me drejtuesin e motorit.

Drejtuesi i motorit ishte i veshur si autori dhe ka folur në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit.

Motori i përdorur nga autori për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin dyshohet i blerë nga një vajzë në Shkodër.

Po ashtu policia ka reaguar duke njoftuar se do të dal në një deklaratë për shtyp ku do të tregoj dëetaje akooma dhe më të hollësishme në oren 17 :45.

 

Të fundit