Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt/ Zbulohet deklarata e Thomas Mithan në momentin e arrestimit

Vrasja e Nikulajt/ Zbulohet deklarata e Thomas Mithan në momentin e

Anglezi Thomas Mithan ishte pjesë e skuadrës kriminale të cilët vëzhguan për disa ditë me, Ardian Nikulaj. Mithan ka dhënë shenjat e para për tu bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Nga deklarimi i tij që ka trajtën e një rrëfimi prej një të penduari të parë prej grupit të 6 personave, Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte.

Kjo është deklarata gozhduese e tij për pjesën tjetër të grupit e cila është një as i fortë tashmë në dorën e prokurores angleze e cila, përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi.

Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha”, ka pohuar ai.

Thomas Mithan, të shtunën i tha gjykatës se ishte i gatshëm të vendoste 2.000 stërlina si garanci për lirim më kusht.

Gjykatësja Neeta Minhas e refuzojë këtë kërkesë me argumentin se jemi përballë një krimi të rëndë për të cilin e kërkonte shteti shqiptarë.

Thomas Mithan do të prangosej në qytetin Bristol në Anglinë Jug Lindore pak pas arrestimit po në këtë qytet të Stephen Hunt ndërsa disa orë më vonë u arrestua Harriet Bridgeman.

Sikurse Harry Simpson e Stephen Hunt edhe Thomas Mithan ka një të shkuar problematike me ligjin.

Nga skeda e tij penale në prokurorinë angleze CPS, mësoher se 49-vjeçari Hunt, momentin e arrestimit ishte në një program rehabilitimi për lënien e drogës.

 

Të fundit