Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pashko Ujkës, flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve: Në pranga pa prova, djali ishte në Kosovë

Vrasja e Pashko Ujkës, flasin familjarët e njërit prej të

Pas 20-vjeçarit Kristjan Klemendi, policia njoftoi dy ditë më parë edhe arrestimin e Marjan Kolës, si person i dyshuar që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.

Babai i Marjan Kolës ka folur sot para mediave dhe thotë se i biri u arrestua pa prova.

"Djali u arrestua pa prova. Ai ka qenë në Kosovë. Kur është bërë ngjarja këtu ai ka qenë në Prishtinë. Ai ishte shok me personin tjetër të arrestuar. Ne se kemi njohur kurrë viktimën. Në kthim nga Kosova ata janë arrestuar", ka thënë babai i Marjan Kolës.

Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai u qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore.

 

 

Të fundit