Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli vendos rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli vendos rihapjen pjesërisht të procesit

Gjykata e Apelit ka vendosur të rihapë pjesërisht procesin ndaj Arbër Paplekajt, i dënuar me 21 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021 në Elbasan.

Ky vendim erdhi pasi Apeli ka pranuar kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan.

Me këtë vendim, Apeli ka vendosur gjithashtu të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

"Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Marsela Pepi,  anëtarë z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, pasi dëgjoi ankuesit mbi shkaqet e ankimeve të paraqitura, si dhe prokurorin e apelit Z. Genti Xholi, me vendimin e ndërmjetëm, vendosi:

Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:

-Kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A.P.

-Të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

-Të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje", thuhet në njoftimin e gjykatës. 

Xhuvani u vra më 21 prill 2021 nga ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në 18 mars ora 13:30. 

 

 

Të fundit