Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gazetarja: Duhet të pezullohet ose të arrestohet edhe Ardi Veliu

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gazetarja: Duhet të pezullohet ose të

Dy zv.drejtorë policie janë dërguar në arrest shtëpie dhe 6 efektivë janë pezulluar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Gazetarja Klodiana Lala tha për”Të Paekspozuarit” se bashkime të arrestuarit dhe të pezulluarit duhej të kishte edhe një pezullim apo urdhër arrest për Ardi Veliun, asokohe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lala thekson se Veliu në atë kohë deklaroi para prokurorit se në makinë nuk ka pasur materiale zgjedhor, kur në fakt u provua e kundërta.

“Ka vendosur të dërgojë në arrest shtëpie dy zv.drejtorë policie kohë kur u vra Pjerin Xhuvani, ngjarje e rëndë ku u përplasën militantë të dy partive politike. Ajo ngjarje ndodhi në prezencën e të dy zvdrejtorëve Nikollaq Papën dhe Albert Nushi, ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pra ata devijuan ngjarjen. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit e kemi ngritur si shqetësim që policia nuk e parandaloj këtë ngjarje.

Kush qëlloi ndaj kujt kjo ishte e gjithë çështja. Janë pezulluar dhe 6 inspektorë policie por nga ana tjetër nuk kemi pezullim apo urdhër arreste për Ardi Veliu, drejtorin e kohës, që doli me zë dhe me figurë në praninë e prokurorit të cështjes, që mohoi të kishte patur materiale zgjedhore në makinë. Në fakt, rezultoi krejt e kundërta. Ky është diskutimi. Pavarësisht këtyre masave mendoj se ka personazhe të tjera që duhen arrestuar. Pra këta nuk janë të vetmit personazhe duhet të shkohet dhe më lart”, tha gazetarja.

Të fundit