Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, mbyllen hetimet për Arbër Paplekajn dhe dy zyrtarët e policisë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, mbyllen hetimet për Arbër Paplekajn dhe dy

Më shumë se një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet.

Ndërkohë, Arber Papleka u dërgua për gjykim, pasi ndaj tij rëndojnë akuza e vrasjes, ndërsa Niko Palla, Albert Nushi dhe policët e repartit “Shqiponja” akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokurorët e çështjes pushuan nga ana tjetër akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

 

 

 

 

Të fundit