Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata e Apelit dënon me 7 vite burg Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata e Apelit dënon me 7 vite

Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vite burg Arbër Paplekajn, ish –efektiv i Forcave RENEA, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve te 2021. 

Gjykata vendosi “Ndryshimi vendimi te Elbasanit dhe dënimin e Arbër Paplekajt për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes dhe dënimin e tij me 7 vjet, kurse Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg.

Sakq, për punonjësit e policisë që ishin ndaluar për shpërdorim detyre në shkallë të parë, Apeli i shpalli të pafajshëm.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më  21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja e tij dhe u plagosën 4 persona të tjerë; Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Arbër Paplekaj ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte qëlluar për vetëmbrojtje. 

Të fundit