Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata shtyn me tre muaj afatin e hetimeve

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata shtyn me tre muaj afatin e

Gjykata ka shtyrë me tre muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Lajmi konfirmohet për BalkanËeb , ndërsa vendimi u mor ditën e djeshme me kërkesë të prokurorisë.

Kjo e fundit pretendon se i nevojitet sërish kohë për të kryer veprime hetimore.

Vrasja e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”.

Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Pritet që shumë shpejt, prokuroria e Elbasanit të përfundojë hetimet dhe të dërgojë për gjykim, dosjen penale në ngarkim të ish-punonjësit të policisë, Arbër Paplekaj.

 

Të fundit