Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ramazan Sinos, Apeli lë në burg Valter Bamin

Vrasja e Ramazan Sinos, Apeli lë në burg Valter Bamin

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Valter Bamin, i cili u arrestua për armë mbajtje pa leje në lidhje me atentatin në Larushk, ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën fëmijët e Gentian Bejtjes.

Ai iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por, për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngelur në duart e klientit të tij për shkak se ai është posedues i  një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.

Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur atentati, Bami ndodhej në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë

VENDIMI I GJYKATES
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka regjistruar procedimin penal, ndaj shtetasit me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”. Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj. Them, datë 10.07.2023, ka vendosur:

1.Vleftesimin si te ligjshem te “arrestimit flagrance” te personit nen hetim V.B.
2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale V.B,i cili kërkoi:

-Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti, vendosi:

– Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Të fundit