Flash News

E-TJERA

Vrasja e Rashës dhe protestat, Luigi Soreca: Dhuna të ndalet nga të gjitha palet, të vendoset drejtësi

Vrasja e Rashës dhe protestat, Luigi Soreca: Dhuna të ndalet nga
Ambasadori i BE-së, Luigi  Soreca

Lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së Klodian Rashës dhe protestave të qytetarëve ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi  Soreca. Ndërsa i shpreh ngyshëllimet familjes Rasha për humbjen e madhe, Soreca thekson se ngjarja duhet të hetohet.

Soreca thotë se dhuna duhet të shmanget në çdo situatë, nga të gjitha palët.

"Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët", shkruan Soreca në Twitter. 

Të fundit