Flash News

E-TJERA

Vrasja e recepsionistit, autori i dogji rrobat e viktimës në furrën e picerisë, më pas largoi trupin

Vrasja e recepsionistit, autori i dogji rrobat e viktimës në

Trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit u gjet sot pranë një guroreje në afërsi të Vunoit. Nevruzi u qëllua me dy plumba në kokë nga pronari i hotelit ku punonte, Gerald Shehu.

Bashkëpunëtorë në krim kanë qenë edhe dy punëtorët e tjerë të hotelit, Daniel Qose dhe David Larti.

Raportohet se Shehu pasi ka debatuar dhe ka qëlluar Nevruzin, i ka kërkuar Qoses dhe Lartit ta ndihmojnë të fshehë trupin. Rrobat e Eraldo Nevruzit janë djegur në furrën e picerisë, po ashtu, edhe sendet personale, dokumente.

Më pas, Shehu e ka mbështjellë trupin me plastamas, e ka futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli.

 

Të fundit